26/08/2011: SHITJA E PARE E POMPES CIFA CARBOTECH K45H NE SHQIPERI
SPANOS ALBANIA SHPK prezantoi me sukses ne Shqiperi zhvillimet e reja ne sektorin e betonit,modelin I ri te pompes se betonit te montuar ne kamion Cifa Carbotech K45H. Llazi shpk nje nga kompanite me te organizuara ne prodhimin e betonit ne Shqiperi vendosi qe te zgjeroje gamen e gjere te makinerive duke shtuar dhe nje prodhim te teknologjise se fundit Carbotech K45H prodhuar nga Cifa S.p.A.
Modeli K45H ka ne perberje komposite fibra karboni dhe eshte pompa e pare e montuar ne kamion me nje hapje vertikale prej 44.1m brenda peshes 32 ton duke perdorur fibrat e karbonit ne dy krahet e fundit te pompes.Sistemi I pompimit HGP 1408EPC me kontroll te plote elektronik ben te mundur arritjen e nje produktiviteti maksimal te pompes,punim te lehte dhe kursim ne karburant.
Per masat e sigurise, kjo makine ka te integruar sistemin e kontrollit K-TRONIC e cila siguron operim te sigurte te makinerise.
Teknologjia Carbotech u zhvillua ne bashkpunim me Universitetin Politeknik te Milanos ,dhe eshte aq shume novative sa Cifa ka aplikur per ta patentuar ne EU kete teknologji.
Gjate 2 diteve trainim,perfaqesuesi Cifas Z. Louis Bastos dhe Menaxheri pas shitjes i Spanos Albania Z.Mentor Kaba demonstruan operimin dhe funksionimin e pompes K45H, duke vene ne dukje te gjitha perparesite dhe benefitet e makinerise si,me e lehte,strukture me e forte,zgjidhje me te besueshme ,shume kompakte dhe e manovrueshme e te tjera.
Duke u bazuar ne eksperiencat e meparshme me SPANOS, kompania Llazi shpk zgjodhi teknologjine e re Cifa per te bere diferencen dhe gjithashtu per te qene pioneri i pare ne perdorimin e linjes Cifa Carbotech.



