10/06/2011: KONFERENCA E V-TË NDËRKOMBËTARE ‘PËRZIERJET E BITUMINIT DHE SHTRIMIT TË ASFALTIT’ – SPANOS DHE AMMANN VËRTETOJNË ROLIN UDHËHEQËS NË SEKTORIN E ASFALTIT
Konferenca e pestë ndërkombëtare ‘Përzierjet e Bituminit dhe Shtrimit të Asfaltit’ e mbajtur në Hyatt Regency Hotel në Selanik para disa ditëve përmbylli punimet e saj. Gjatë tre ditëve të konferencës, 1 deri 3 qershor, 2011, janë prezantuar teknologji të reja, përmirësime dhe aktivitete hulumtues për shtrimin e asfaltit dhe materialet e bituminit.
Edhe një herë, SPANOS Group me sukses ka demonstruar ekspertizën dhe njohurinë e thellë të industrisë së ndërtimit përmes prezantimeve të zhvillimeve të fundit në sektorin e ndërtimit të rrugëve. Ky demonstrim ka kulmuar me prezantimin e drejtpërdrejt të bazës së re të asfaltit AMMANN batching plant CB 350 që është e pajisur me sistemin e riciklimit të nxehtë RAH 50.
Baza e re e asfaltit AMMANN CB350, më e madhja në Ballkan, ka qenë investimi i fundit i KAISIDIS AVTE një nga prodhuesit me të besueshëm të asfaltit dhe një ndër kompanitë më serioze për ndërtimin e rrugëve në Greqi. KAISIDIS AVTE më herët ka pasur një bazë të asfaltit AMMANN CB280 dhe ka vendosur që të vazhdojë me SPANOS dhe AMMANN duke përforcuar besimin në efikasitetin e zgjidhjeve të mençura teknologjike dhe organizim të përkrahjes pas shitjes të dy grupeve.
Delegatët dhe pjesëmarrësit nga më shumë se 40 shtete nga e gjithë bota kanë pasur mundësinë për t’u njohur me produktet dhe teknologjitë e reja që SPANOS ofron. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar RAH 50, sistemi i ri revolucionar nga AMMANN për riciklimin e nxehtë.
Projekti RAH 50 është zhvilluar në bashkëpunim me departamente te universiteteve të specializuara në teknologjinë e transferimit të nxehtësisë për të zgjidhur një sërë problemesh:
1. Asfalti i rikthyer përmes nxehtësisë në tharës me përqindje të lartë me ndryshime sa më të ulëta të mundshme të bituminit
2. Mënjanimi sa më i madh i problemeve të ngjitjes në tharës
3. Kontrollimi i emetimeve të gazit në prodhimin e tharësit
![]() |
![]() |
| Mr. Mario Carlotto | Mr. Riccardo D’Amico |
Rezultati i këtij kërkimi të gjatë ishte një tharës i ri për bazat e asfaltit që mund të riciklojë deri në 50% te asfaltit të përdorur.
Gjatë ditës së parë të konferencës, SPANOS dhe AMMANN ka prezantuar me sukses bazën e asfaltit të re CB 350 që përmban RAH 50. Mr. Mario Carlotto, Drejtor Teknik i Ammann Itali, dhe Mr. Riccardo D’Amico, Menaxher për Afrikë Verior dhe Ballkan, kanë prezantuar sistemin revolucionar RAH50 dhe i janë përgjigjur pyetjeve interesante gjatë prezantimit. Pas prezantimit, është zhvilluar një vizitë në vend të punës me më shumë se 130 pjesëmarrës në Zonën Industriale të Selanikut në të cilën është instaluar baza e re e asfaltit. Është demonstruar operimi i përgjithshëm i bazës duke filluar nga ndezja, procedura e riciklimit deri të prodhimin i përzierjes së ngrohtë. Pjesëmarrësit kanë treguar interes të madhe në mundësitë e avancuara teknologjike të bazës më të madhe të asfaltit në Ballkan.
Duhet përmendur që në dy dekadat e fundit, SPANOS INDUSTRIES S.A., ka përkrahur plotësisht përpjekjet që kontribuojnë në përmirësimin e njohurive dhe kualitetit të fushës së ndërtimit të rrugëve. Duke konsideruar angazhimin e Grupit në sektorin e ndërtimit të rrugëve, si dhe bashkëpunimin me grupin ndërkombëtarë nga Zvicra AMMANΝ, SPANOS ka qenë një nga sponsorët kryesorë të kësaj konference.
Rritja dhe shtrirja e shpejtë e sektorit të asfaltit dhe ndërtimit të rrugëve ka bashkuar shumë hulumtues, ndërtues, investitorë nga e gjithë bota për të këmbyer idetë dhe përvojat në dizajn, ndërtim, mirëmbajtje dhe menaxhim të shtrimit.
Konferenca ka përfunduar me përshtypje shumë pozitive nga delegatët duke uruar organizmin e shkëlqyer.
Për me shumë informata ju lutemi vizitoni http://iconfbmp.civil.auth.gr/.











